Nënkryetarja e VV-së: 7 Prilli në Kosovë shënon ditën e mos kujdesit shëndetësorë

12:48 | 7 Prill 2019
A Z

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media, për Ditën Botërore të Shëndetësisë.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në këtë konferencë ka thënë se në Kosovë data e 7 prillit shënon ditën e mos kujdesit shëndetësorë.

“Sot shënohet dita botërore e shëndetit por ne sot në Kosove mund të themi se 7 prilli shënon ditën e mos kujdesit shëndetësorë.
Në mungesë të zbatimit të ligjit shëndetësor me zbatimin e të cilit do të rritej llogaridhënia institucionale. Ky ligje është dashur të votohet më 1 janar të viti 2005 14 vite më herët ky ligj që nuk po gjënë sot e kësaj dite zbatim. Mirëpo me zbatimin e këtij ligji do të kishte më shumë presion në këto institucione tona, mirëpo si duket kjo dikujt po i konvenon, pra i konvenon që të veprojë kështu pa një ligji cili do të na siguronte një siguri të gjithë neve”.

Tutje ka thënë se kërkojmë që guvernatori me afatin sa më të shkurt kohor të vijë në kuvend dhe të raportojë për veprimtarinë e këtyre kompanive e cila fatmirësisht janë e vetmja alternativë në Kosovë

“BQK-ja e cila i mbikëqyr këto kompani ende nuk e ka përmbushur kërkesën e cila del nga rezoluta e kuvendit të Kosovës për raportim lidhur me veprimtarinë e këtyre kompanive. Rrjedhimit kërkojmë që guvernatori me afatin sa më të shkurt kohor të vijë në kuvend dhe të raportojë për veprimtarinë e këtyre kompanive e cila fatmirësisht janë e vetmja alternativë në Kosovë, mirëpo nëse konstatohen të gjitha këto shkelje që janë më kompetencë të plotë duhet të ju merret licenca dhe tu ndalohet operimi. Ky është edhe obligim edhe i kryeministrit që ta merre nja raport të detajuar për këtë se qfarë fola sot për veprimtarinë e këtyre kompanive dhe format e shkeljes së drejtave të njeriut si dhe guvernatori i cili ka obligim ligjorë të vijë në kuvend dhe të raportojë”, tha ajo./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1330984453718782/

Shpërndaje në rrjete sociale