Anëtarët e Listës Serbe këtë të diel kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës duke deklaruar se do të presin komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, deri në ardhjen e tij.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se sapo ka ardhur nga mbledhja e Shtabit të Krizës dhe do të presin në Kuvend deri në ardhjen e Hahnit të cilin do ta njohin me ‘hapat anti-serb të cilët po i çojnë në një katastrofë humanitare’.
Sipas tij, përfaqësuesit legjitimë serbë do të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike që fëmijët e tyre të kenë të drejtën për jetë normale

“Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit tanë të cilët nuk do të largohen nga ambientet e Kuvendit deri në takimin me Hahn”, ka thënë Rakiq.
Hahn ka paralajmëruar se nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë ku do të diskutojë për taksën 100 për qind ndaj Serbisë. Ai do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...