Presidenti Hashim Thaçi, i cili fillimisht kishte kundërshtuar ashpër taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, tashmë i është vërsulur diplomatëve ndërkombëtarë me arsyetimin se po lobojnë tek institucionet e Kosovës që ta largojnë taksën në këmbim të heqjes së vizave.
Por përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se nuk duhet negociuar taksa për liberalizimin, pasi ky pazar ia humb kuptimin taksës, e cila i është vënë Serbisë dhe jo BE-së.
Ndonëse para pak muajsh kërkonte heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kohët e fundit ka ndërruar qëndrim prej 360 shkallësh, duke u barrikaduar tërësisht “pro” vendimit të Qeverisë për vendosjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Madje, kreu i shtetit tashmë ka nisur të hedhë edhe dyshime se diplomatët ndërkombëtarë janë duke lobuar tek institucionet e Kosovës që ta largojnë taksën në këmbim të liberalizimit të vizave. Kjo, sipas Thaçit, është e papranueshme, shkruan më tutje “Zëri”.
Mirëpo përfaqësuesit e partisë që drejton kryeministri Ramush Haradinaj, AAK-së, thonë se për çështjen e taksës dhe të vizave vlejnë vetëm ato që tashmë i ka deklaruar i pari i Qeverisë.
Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...