Avduallah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Kryeministri e paska akuzuar LDK-në, me fjalorin e tij të zakonshëm, se nuk ka bërë asgjë kundër idesë për ndarjen e Kosovës. Ky deklarim tregon karakterin politik tepër oportunist të tij”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.
Ja argumentet:
Sikur LDK-ja të ishte indiferente karshi idesë për ndarje të Kosovës, rezoluta e propozuar nga Haradinaj në prill 2018 do të miratohej dhe dialogu do udhëhiqej nga Thaçi, i cili do ta bënte fakt të kryer pazarin me territor të Kosovës. Nuk i ka hije Kryeministrit të shërbehet me të pavërteta dhe me një fjalor të tillë. Po t’i kishte shti LDK-ja ‘veshët në lesh’ dhe po ta përkrahte Qeverinë e PAN-it që dialogun ta drejtojë Thaçi, me idenë për korrigjim të kufijve, sot Kryeministri do ta kishte festuar marrëveshjen me Presidentin.
Por, Haradinaj vetë i kishte “shti veshët lë lesh” dhe nuk e ka dëgjuar refuzimin e LDK-së, sepse e ka pasur kusht për t’u bërë kryeministër që dialogun t’ia lë Thaçit, kryetarit de facto të PDK-së. Haradinaj nuk ka guxuar nga PDK-ja ta përkrahë rezolutën e LDK-së dhe partive tjera opozitare në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. E tani rrah gjoks si kundërshtar i shkëmbimit të territoreve. E gjithë Kosova e di se Haradinaj nuk e ka problem të ndërroj qëndrime, në shkëmbim të favoreve për të ardhur e për të qëndruar në pushtet. E ka vulosur me demarkacionin.
Por, kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, nuk e ka në dorë as Haradinaj, as Thaçi, e as qeveria e PAN-it, një qeveri e pakicës me paterica. Kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës e mbrojnë qytetarët e Kosovës, nëpërmjet përfaqësuesve që nuk bashkohen në aventura për mbijetesë politike, siç është LDK-ja e cila ka miq në Uashington, Berlin, Paris e gjetiu, që nuk lejojnë pazare me Kosovën, siç ju treguan së fundi në Berlin.
Përfaqësuesit e LDK-së në Kuvend, bashkë me pjesën tjetër të opozitës, nuk do të lejojnë kurrë të kalojë një marrëveshje e dizajnuar nga PAN-i dhe Thaçi që e cenon territorin dhe shtetësinë e Kosovës.
Ne e përkrahim retorikën e Kryeministrit për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve, por ne jemi të vetëdijshëm për forcën e tij politike dhe parlamentare me 10 përqind të deputetëve!?
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...