Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se leja për vizitën e Vuçiqit në Kosovë është e papranueshme.
Molliqaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se asnjëherë asnjë zyrtari të Kosovës nuk i është lejuar të vizitoi shqiptarët në Preshevë, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, BE me presionin ndaj Kosovës po tejkalon rolin e vetë ndërmjetësues.
Postimi i plotë:
Leja për vizitën e Vuçiqit në Kosovë është e papranueshme.
Asnjë zyrtar i Kosovës nuk u lejua asnjëherë që të vizitojë shqiptarët në Luginë të Preshevës. Pse duhet ta lejojmë ne Vuçiqin?!
BE me presionin ndaj Kosovës që të lejojë ardhjen e Vuçiqit, po e tejkalon rolin e vetë ndërmjetësues dhe po bëhet e anshme. Pse asnjëherë nuk iu bë Serbisë presion që të lejohen vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Luginë të Preshevës?!
Vuçiqi nuk erdhi në Kosovë për t’i vizituar serbët. Ai erdhi për të dërguar mesazhe politike duke vizituar vende strategjike dhe resurse të Kosovës.
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...
Melos Zenunaj rikthehet tek Dukagjini