Stafin e Agjencisë Pyjore të Kosovës sot e vizitoi Ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic.
Ministrja Zivic me stafin e saj u pritën nga Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu i cili e prezantoi Ministren me stafin e kësaj Agjencie, e cili funksionon në kuadër të MBPZHR-së.
Gjatë kësaj vizite, ministrja është njohur për së afërmi me detyrat dhe punën e Agjencisë, si dhe ka biseduar me stafin e saj, të cilët u shprehën entuziast me vizitën e ministres.
Nga ana e saj, Ministrja Zivic ka vlerësuar lartë punën e kësaj Agjencie dhe potencoi se do të japë mbështetjen e saj dhe të stafit të saj për të realizuar qëllimet e tyre, si dhe u premtoi se gjatë mandatit të saj do të ofrojë mbështetjen e saj të pakusht për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni.
Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, falënderoi ministren për vizitën dhe përkrahjen. Ai u shpreh i bindur se përmes angazhimit të ministres dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e sektorit të pylltarisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira për këtë sektor, si një nga më të rëndësishmit për zhvillimin ekonomik të vendit./arbresh.info
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...