Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni në vazhdën e punës së saj për lobim për liberalizimin e vizave.
Hoxha në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u prit në takim nga Raivo Küüt, zëvendësminister për Sigurinë e Brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit.
Ministrja vlerësoi lart përkrahjen nga shtetet e Baltikut, në veçanti Estonisë, e cila, siç theksoi ajo, ka përkrah vazhdimisht Kosovën në çështjet kyçe me interes për vendin. Ministrja Hoxha veçanërisht kërkoi votën dhe mbështetjen e Estonisë për liberalizimin e vizave duke theksuar rëndësinë që ka lëvizja e lirë për qytetarët tanë.
“Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, dhe pas votimit në Parlamentin Evropian ku u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kërkova nga vendi mik Estonia përkrahje të plotë në votimin e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset për lëvizjen e lirë”, theksoi ministrja Hoxha duke cekur faktet e përmbushjes së kritereve për liberalizim dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës nga vendet mike por edhe pas rikonfirmimit nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni LIBE.
Raivo Küüt, Zv. Ministër për Sigurinë e brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit në MPB të Estonisë, vuri në dukje se vendi i tij mirëpret përmbushjen e kritereve për liberalizim.

Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...