Segmenti 8 kilometërsh i projektit të zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë, u inaugurua sot nga kreu i Ministrisë së Infrastruktuës, Pal Lekaj. Por, u injorua nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxhiri pasi nuk u pa i pranishëm në këtë ngjarje.
Megjithëkëtë, Lekaj i ka uruar qytetarët e Pejës për këtë projekt. Njoftimin e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe disa deputetë të AAK-së.
“Edhe një nyje infrastrukturore u zgjidh! Projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë – Pejë po kompletohet. Sot inauguruam edhe segmentin 8 kilometërsh të rrugës Zahaq – Pejë, me vlerë 10 milionë euro.
Urime Peja!
#Vazhdojmë, për #Kosovën që duam të gjithë”. Ka shkruar Lekaj.



