Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se dikasteri që drejton i ka kushtuar vëmendje të veçantë raportimeve të dhunës në familje.
Ai këtë koment e ka bërë në konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.
“Ne rrjedhim nga një traditë ku janë vlerësuar nënat por sot kjo nuk është e mjaftueshme. Sot e kemi obligim dhe e kemi nevojë për komponentin e barazisë së gruas. S’kemi qëndruar indiferent ndaj raportimeve të dhunës në familje”, është shprehur Tahiri.
“Kodi i ri penal i sponsorizuar nga ne rregullon specifikisht të gjithë të drejtat lidhur me këtë temë. Me kodin e procedurës penale që brenda këtij muaji do të shkojë në Kuvend i kemi kushtuar vëmendje të veçantë dhunës ndaj gruas”.
“Jam krenar që në ligjin pronësor, gruas i garantohen të drejtat e pronësisë skajshmërisht. Ju siguroj se si ministër nuk do të kursehem të bëjë çfarëdo që është e mundur për të trajtuar këtë temë të shoqërisë tonë”.
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...