Pas disa përplasjeve publike, kohët e fundit është parë një afërsi e kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një përafrim i Ilir Dedës me Partinë Socialdemokrate.
Janë bërë disa muaj prejse dy bashkëthemeluesit e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda, kanë nisur t’i shpërfaqin publikisht pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit. Së këndejmi, pas këtyre përplasjeve kohët e fundit është parë një afërsi e kryetares së këtij subjekti me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një përafrim i Dedës me Partinë Socialdemokrate (PSD).
Derisa Kusari-Lila para dy ditësh mori pjesë në një tubim të organizuar nga LVV-ja në Gjakovë kundër qeverisë aktuale, Deda para pak kohësh vendosi ta mbështesë ekipin negociator, i cili bashkëkryesohet nga kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, me të cilin dikur kishte themeluar partinë Fryma e Re (FER), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Se Deda anon politikisht kah PSD-ja pohojnë edhe zyrtarët e kësaj partie, të cilët vlerësojnë se Ilir Deda e ka vendin në PSD. Ndërkohë, kryetarja e Alternativës ka thënë për “Zërin” se i takon Dedës të marrë vendim se çka dëshiron të bëjë tutje, pasi kjo parti do të vazhdojë edhe më tej të funksionojë.
Ndërkaq, gjersa ka folur për pjesëmarrjen në tubimin e LVV-së, Kusari-Lila ka thënë se ky vendim ka qenë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për ta ndryshuar gjendjen aktuale në vend.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...