Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka thënë se LDK-në do ta drejtoj një ekip dhe se sipas tij kryetari do të jetë vetëm një koordinator i ekipit.
Meta, në RTV Dukagjini, ka thënë se meqë Kosova ka nevojë për ndryshime edhe LDK-ja duhet ta ndryshojë veten.
Ai ka thënë se LDK-ja ka nevojë për pako reformuese për të tejkaluar numrin e votave që ka marrë Avdullah Hoti në zgjedhjet e fundit.
“Për t’i tejkaluar ato vota LDK-së i nevojitet shumë më të për oksigjen, funksionalizim i shumë strukturave të reja. LDK-së i nevojitet lidhshmëri i Grupit Parlamentar me Kryesinë”, tha ai.
Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se një emër i vetëm në parti nuk mund të kryej gjithë këto detyra dhe sipas tij nevojitet një ekip që do të përbën bërthamën e një kryesie të re.
“I pari i LDK-së do të jetë shumë i parëndësishëm pasi do të jetë koordinator i një ekipi pasi do të punohet në ekip. Dhe ky mund të them se është konsensusi që është arritur sot. Në Kuvend është thënë se edhe nëse arrihet konsensusi për një kandidatë, kutia e votimit do të jetë aty dhe mund të ketë edhe kandidatura të reja”, tha ndër të tjera Bardhyl Meta.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës