Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot zhvillohet aksion pastrimi në Gadime të Ulët, në Gadime të Epërme të Lipjanit, te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë si dhe në lagjen “Carrapatok” në Gjakovë.
Për të tretën herëm sot do të organizohet aksion pastrimi te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, përkatësisht hapësira që shfrytëzohet si parking për autobusë.
Aksion pastrimi do të organizohet edhe në Komunën e Lipjanit, përkatësisht në Gadime të Ulët dhe në Gadime të Epërme, ku parashihen të pastrohen gjashtë deponi ilegale të mbeturinave si dhe pastrimi i lumit.
Në aksionin që nisë nga hapësirat përreth Shpellës së Gadimës, merr pjesë ekipi i Let’s Do It Kosova, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Po ashtu, në Komunën e Gjakovës do të vazhdojë edhe me makineri aksioni i nisur sot në lagjen “Carrapatok”.
FacebookTwitterLinkedIn
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave