Institucionet publike arsimore dhe një pjesë e personelit mjekësor në Kosovë tashmë janë në javën e dytë të grevës me kërkesën për rritje të pagave. Grevës së mësimdhënësve gjatë ditës së djeshme i është bashkangjitur edhe Universiteti i Prishtinës, derisa në greva kanë hyrë edhe të gjithë inspektorët e shëndetësisë. Ndërkohë që shërbyesit civilë në Qeveri kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë nëse nuk do të kenë rritje të pagave, shkruan gazeta “Zëri”.
Kështu as vendimi i së dielës i kryeministrit Ramush Haradinaj, vendim për ndarjen e 20 milionë eurove për rritjen e pagave në sektorin e arsimit, nuk i ka bindur ata që të heqin dorë nga grevat. Sipas këtij vendimi, për mësimdhënësit në shkollat e mesme do të ndahen nga 74.8 euro më shumë në muaj, për mësimdhënësit në arsimin fillor nga 46.8 euro më shumë, për mësimdhënësit në arsimin parashkollor nga 49.8 euro e po ashtu edhe për mësimdhënësit në shkollat speciale nga 49.8 euro më shumë në muaj.
Megjithatë, Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK) ka refuzuar ofertën e kryeministrit Haradinaj për këtë rritje të pagave.
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...