Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq është deklaruar lidhur me çështjen e FSK-së dhe shndërrimit të saj në Ushtri të Kosovës.
Sipas tij në debatin e sotëm mbi transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, është e rëndësishme që të dëgjohen pikëpamjet politike të përfaqësuesve serbë në Kosovë dhe të parashtrohet pyetja se si është e mundur që diçka që është në dëm të interesit të komuniteteve jo-shumicë, të vendoset si çështje kushtetuese, transmeton Indeksonline.
Jevtiq ka thënë poashtu se kjo iniciativë dëmton të ardhmen e dialogut dhe vë në dukje se mundësitë ligjore të përfaqësuesve serb nuk janë të mëdha në kuptimin që ajo mund të pengojë procesin e miratimit të ligjit.
Ndryshe pika e 11-të e rendit të ditës në Parlamentin e Kosovës sot është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike
Hajni thyen kasafortën e xhamisë dhe merr 300 euro në Kameni...
Zhduket një grua në Prizren
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super çerekfinale të...