Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës.
Sipas një komunikate të MF-së, në kuadër të reformës fiskale të cilën e ka ndërmarrë Ministria e Financave për ta ndihmuar Zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ka paraparë lirime për qytetarët e Kosovës, ku para disa muajve Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi Doganor të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pajisjet e Teknologjisë Informative të cilat i sjellin në vendin tonë, kjo me qëllim që të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi të zhvillimit të shërbimeve të TI-së.
“Kurse me aprovimin dje të projekt ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar, Ministria e Financave bënë edhe një hap tutje duke liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar të gjithë importuesit, blerësit dhe lexuesit e librit në Republikën e Kosovës, kjo pa dyshim që do të ndihmoj jo vetëm shitësit e librit të cilët kanë paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar me rastin e importimit, përkatësisht shitjes së librit por do ti ndihmoj edhe blerësit e librit, ku libri do të duhet të jetë më i lirë në çmim se sa ishte deri më sot”, thuhet në komunikatë
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...