Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren, bie nga ballkoni

10:16 | 22 Qershor 2019
A Z

Në mesditën e djeshme një punëtor ka pësuar lëndime në qytetin e Prizrenit.

 Policia ka njoftuar se një punëtor përderisa ishte duke punuar  në katin e parë të një ndërtese, nga pakujdesia ka rënë nga ballkoni i ndërtesës, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar për ‘dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse’.

Shpërndaje në rrjete sociale