Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar studentët nga Kosova që kanë diplomuar në programin “LIMAK ASI” në Stamboll.
Sipas ministrit Lekaj, Kosova po përgatitet çdo ditë e më shumë që të ketë të gjitha institucionet e saj të kompletuara, e në këtë rast edhe kuadrot që do të shërbejnë në fushën e aviacionit civil.

“Kënaqësi që sot pata rastin t’i uroja studentët nga Kosova, gjenerata e IV, që kanë diplomuar në programin “LIMAK ASI” në Stamboll. Duke i përgëzuar studentët tonë për profesionalizmin që kanë treguar gjatë shkollimit të tyre, shpreha mirënjohjen e shtetit tonë për konsorciumin Limak, që të njëjtëve do t’ju ofrojë mundësi punësimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari””, ka thënë Lekaj.

Po ashtu, ai thotë se është ndier mjaft i nderuar për mirënjohjet që ka pranuar në emër të shtetit të Kosovës, nga konsorciumi Limak dhe Universiteti Bogaziçi.
“Kosova po përgatitet çdo ditë e më shumë që të ketë të gjitha institucionet e saj të kompletuara, e në këtë rast edhe kuadrot që do të shërbejnë në fushën e aviacionit civil”, ka thënë ai.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C