Kurti, as këtë rast nuk la pa përmendur të bëmat e fundit të Presidentit Hashim Thaçi, që lidhen me korrigjimin e kufijve me shtetin serb.
“Mosndryshimi i Serbisë është problemi kryesor i Ballkanit, sepse po i mban gjallë problemet e vjetra. Mbase e vetmja gjë e re është që tash Kosova ka një president anti-historik i cili don pajtim historik me Serbinë e vjetër”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
“18 vjet më parë, me 5 tetor, në pavilonin VI të burgut të Pozharevcit u ndal energjia elektrike. Në radioaparate me bateri, lajmet i dëgjonin vetëm rojet e brengosura të këtij burgu i cili ndodhej në vendlindjen e Milosheviqit.
Mirëpo, të nesërmen s’mbahej më dot fshehtë se mbrëmë qenka rrëzuar Milosheviqi. Më 5 tetor 2000, tankset e ushtrisë dhe autoblindat e policisë vendosën të mos shtiejnë mbi popullin që kishte mbushur sheshet dhe rrugët e Beogradit. Krerët e opozitës kishin bërë marrëveshje xhentëlmene me gjeneralët kryesorë të forcave të armatosura. Rezultati i zgjedhjeve të manipuluara u përmbys dhe fitues i zgjedhjeve u shpall Koshtunica, i cili akuzonte Milosheviqin për humbjet (e Serbisë) jo për krimet (ndaj joserbëve). Fort ngjashëm si Vuçiq në Mitrovicë para katër javësh.
Sa ishte gjallë Milosheviqi, u vra ish kryeministri serb Gjingjiq në mars 2003, kurse vetë ky vdiq në burgun e Hagës në mars 2006 pa u dënuar për së gjalli.
Mbi 150 mijë joserbë u vranë nga forcat serbe përgjatë katër luftërave të viteve të ’90-a teksa po shpërbëhej ish Jugosllavia. Por, më pak se 250 kriminelë serbë gjithsej përfunduan prapa grilave të burgjeve në Hagë e në Serbi.
Përveçse nuk pati drejtësi për viktimat, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i pranon krimet që i ka kryer mbi shqiptarët dhe nuk i paguan dëmet e shkaktuara gjatë okupimit dhe luftës. Paçka se janë bërë dy dekada nga mbarimi i luftës ndërsa pavarësia i mbushi një dekadë.
Mosndryshimi i Serbisë është problemi kryesor i Ballkanit, sepse po i mban gjallë problemet e vjetra. Mbase e vetmja gjë e re është që tash Kosova ka një president anti-historik i cili don pajtim historik me Serbinë e vjetër”.
Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit sot s’do të shkojnë n...
Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri
Sot mot me diell dhe riga shiu
Anulohet aktiviteti në kuadër të ushtrimit “Defender Evropë ...
Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...