Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në krye me kryetarin e këtij komisioni, Muharrem Nitaj, si dhe drejtorin e Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.
I pari i Skenderajt e ka njoftuar kryetarin e këtij komisioni për gjendjen e Kullave të Familjes Jashari në Prekaz, të cilën e ka përshkruar si jo të mirë, dhe që rrezikojnë të dëmtohen edhe më shumë, në mungesë të përkujdesjes adekuate.
Pas homazheve te varret e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ashari dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë vizituar Kullat e Rezistencës, ku janë pajtuar së gjendja e tyre është rënduar, për çka kërkohet të veprohet shumë shpejt, për mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.
Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Parlamentar, Muharrem Nitaj, e ka njoftuar kreun e Skenderajt për kalim në leximin e dytë të Projekt-ligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i cili pritet që të miratohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas së cilit, Kulla e Rezistencës dhe të gjitha objektet tjera historike të Familjes Jashari, do të trajtohen ashtu siç edhe e meritojnë.
“I falënderova të gjithë anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, për kontributin e dhënë në hartimin e ligjit, shumë të rëndësishëm për ruajtjen dhe trajtimin shtetëror të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, është shprehur Jashari.
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...