Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilës do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, Qeverisë dhe Kongresit.
Në këto takime, në Washington dhe në New York, do të diskutohet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve, si dhe për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat.
Po ashtu,Veseli do të qëndrojë edhe në shtetin e Iowa-s.
Në këtë shtet, kreu i Kuvendit të Kosovës do të ketë takime me përfaqësues politikë dhe drejtues ushtarakë, në të cilat do të flitet për forcimin e bashkëpunimit në sferën ushtarake, në rrethanat e reja kur pritet transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës./arbresh.info
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...