Ramush Haradinaj ka vendosur që sa herë të flasë për media të dalë edhe kundër idesë së Presidentit Hashim Thaçit për ndryshim e korrigjim kufijsh me Serbinë. Kryeministri ka thënë se një ide e tillë është e rrezikshme. Ditë më parë, Presidenti kërcënoi Haradinajn me largim nga pozita e Kryeministrit nëse vazhdon të mos e korrigjojë kundërshtimin ndaj idesë së ndryshimit të kufijve
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dalur edhe njëherë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, apo korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për “Vecernji List”, Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë pro eksperimenteve me kufijtë, transmeton lajmi.net.
“E kam thënë qartë që nuk jam ndarës i territoreve dhe nuk dua eksperimente me shtetin tonë. Është e rrezikshme të flitet për kufij apo për shkëmbime të territoreve në regjion. Jam kundër kësaj ideje që të luhet me kufij. Me Serbinë mund të diskutojmë vetëm për njohje reciproke”, ka thënë ai.
Megjithatë, Haradinaj përmend dhe kompromiset e dhimbshme me Serbinë.
Si të tilla, Haradinaj thotë se janë lënia pas e krimeve të luftës.
“Tashmë vetëm ka kompromise të dhimbshme me Serbinë. Ato janë kohët e vështira të luftës dhe krimet ndaj kosovarëve. Vrasjet, dhunimet e shkatërrimet”, ka thënë ai.
Siç tha Haradinaj, Kosova i ka zgjidhur të gjitha problemet me shtetet fqinje të saj dhe se qëllimi i rradhës është të arrihet një marrëveshje me Serbinë.
Haradinaj përmendi edhe vizitën e presidentit serb, në Gazivodë, të cilën e quajti provokim, dhe se e njëjta sipas Haradinajt është bërë për të përfituar poena politik.
Kryeministri foli edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën tha se është një proces i gjatë tashmë e 20 vite, dhe se askush nuk ka pse të jetë i frikësuar .
“Nuk e di pse Serbët reagojnë për çdo gjë. Formimi i Ushtrisë së Kosovës është një proces normal që ka zgjatur tash e 20 vjet. Ne kemi forcat tona, ushtria jonë tashmë është e trajnuar nga NATO dhe standardet e saja”, tha tutje Haradinaj.
Haradinaj po ashtu tha se procesi i transformimit të FSK-së, është i pandalshëm dhe se autoritetet kosovare janë në kontakte të vazhdueshme ne NATO-n dhe aleatët e saj.
“Nuk ka presion mbi ne, por ne jemi në konsulta të vazhdueshme me NATO-n. Ky është një proces i pandalshëm. Secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet”, përfundoi ai.
KMDLNJ kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë ...
Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme...
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ajrore
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...