Pushteti i është përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në seancën ku do të bëhet debat parlamentar për dialogun me Serbinë dhe idenë e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar se nesër tri partitë e pushtetit do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK.
“Besoj se do ta gjejmë nesër një gjuhë të përbashkët. Është inkurajues që nesër në një kuvend të jenë edhe pozita”, ka thënë Kryeministri, transmeton Gazeta Express.
Haradinaj thotë se gara për pushtet do të vazhdojë, por sipas tij, disa cështje me interes të përgjithshëm si dialogu, ose integriteti territorial nuk mund t’i ndajë partitë në qëndrimin e tyre.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar edhe vizitën e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, në Kosovë.
“Kemi obligime për dhomat e posaqshme, por ekziston edhe një lloj skepticizmi në këto proceset me involvim ndërkombëtar”, është shprehur kryeministri.
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë ndaj PSG
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...