Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pritet që sot të përballen në gjyq për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj kryetarit të Pejës.
Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit dhe për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake “Der Standard”.
Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i Komunës së Pejës.
Në seancën e kaluar përfaqësuesi i kryetarit Muhaxheri, avokati Besnik Berisha kishte thënë se edhe nëse i pari i Pejës do të kishte folur në atë mënyrë ato fjalë nuk do të ishin risi pasi ishin thënë në artikullin e NATO-s.
“S’do ta dëmtonin aspak më shumë reputacionin e kryeministrit sesa të mund ta ketë dëmtuar artikulli me burim të NATO-s, i publikuar në maj të vitit 2014 në ‘Kohën Ditore’ për një javë rresht dhe thëniet në artikullin e ‘Der Standard’ nuk përbëjnë ndonjë risi“, kishte thënë avokati Berisha.
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...
Zgjedhjet në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar për mb...