Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra në kuadër të vizitave të rregullta, sot ka vizituar Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike që është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.
Gjatë këtij takimi Zëvendësministri Shkodra ofroi mbështetjen e tij për Sektorin e hetimit të krimeve kibernetike në luftimin e krimit kibernetikë dhe dukurive të tjera që rrjedhin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike, duke paraqitur edhe nevojën për ngritje të kapaciteteve teknike dhe profesionale në luftimin e këtyre dukurive në Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, drejtori për Hetimin e Krimit të Organizuar, Rexhep Fetahu dhe Udhëheqësi i sektorit për hetimin e krimeve kibernetike, Fadil Abdyli, e njoftuan zëvendësministrin Shkodra për punën dhe angazhimin e dikastereve që udhëheqin në luftimin e këtyre dukurive, të cilat bazuar në statistikat e paraqitura janë në rritje e sipër dhe paraqesin një sfidë jo vetëm për vendin.
“Megjithatë falë bashkëpunimit të mirë më shumë institucione ndërkombëtare janë duke u zgjidhur shumë raste në të cilat si mjet i kryerjes së veprave përdoret sistemi kompjuterik”, thuhet në njoftim.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...