Cesare Marinelli ka bërë të ditur se forcat e KFOR-it nuk do të tërhiqen nga Kosova.
Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli ka bërë të ditur se forcat e KFOR-it nuk do të tërhiqen nga Kosova.
Po ashtu, ai ka theksuar se numri i tyre nuk do të zbritet kurse u shpreh se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës është “çështje shumë e vështirë politike”.
Marinelli, i cili është duke ushtruar funksionin në tri vitet e fundit, gjatë intervistës së tij me Zërin e Amerikës, përsëriti qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, duke theksuar se edhe ai fuqishëm beson se KFOR-i është shumë i vlerësuar, njësoj sikurse roli i misionit në Kosovë.
Ai konstatoi se NATO e vlerëson rëndësinë e KFOR-it, duke shtuar se gjithçka që po ndodh në këtë kuptim është shumë e kushtëzuar dhe se “KFOR-i nuk ka të ardhme tjetër përveçse të qëndrojë aty ku është”. Ai tha gjithashtu tha se NATO mbështet dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mos marrëveshjeve.
“Kur është fjala për FSK-në, ne i njohim ato në mandatin e tyre aktual. Nëse ka një ndryshim, duhet të diskutohet në nivelin e Këshillit të Atlantikut të Veriut “, tha Marinelli.
Kurti në fushatë: Klina është vend i njerëzve patriotë, punë...
Kurti në Istog premton rindërtimin e sallës së sportit: Gjen...
Hamza: Krizave do t’u themi STOP, me PDK-në në qeveri ...
Alarm për dron në Gjermani, mbyllet përkohësisht Aeroporti i...
Sot mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave p...
Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit