Qeveria e Kosovës nënshkruan Marrëveshje për Sigurime Sociale me Mbretërinë e Belgjikës,
Marrëveshja u nënshkrua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga ministri Behgjet Pacolli dhe Ambasadori i Belgjikës, Francois Bontemps, raporton Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se marrëveshja ka të bëjë me çështjet për sigurime sociale mes Kosovës dhe Belgjikës, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 Qershori 2019.
Marrëveshjet ne të cilën bëjnë pjesë pensionet e punës dhe invalidore, të qytetareve të Kosovës në Belgjikë.
“Kam nderin që sot ta nënshkruajmë marrëveshjen për sigurime sociale në mes Kosovës dde Belgjikës, ajo marrëveshje promovon dhe thellon bashkëpunimet, kjo marrëveshje është nënshkruar me 20 shkurt dhe do të hyjë në fuqi me 1 qershor 2019, këtu bëjnë pjesë, pensionet e punës, pensionet invalidore. Ne anën tjetër personat qe jetojnë në Belgjikë, pala Kosovare është e detyruar ta transferoj pagën në Belgjikë” tha Pacolli
I kënaqur nga kjo marrëveshje u shpreh edhe ambasadori i Belgjikës në Kosovë, i cili tha se me këtë marrëveshje do të forcohen edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës.
“Kjo marrëveshje i përkufizon të drejtat dhe përgjegjësitë në fushën e sigurimeve sociale. Kjo i prek çështjet e lirisë dhe të drejtësisë. Andaj kjo do të konsolidoj marrëdhëniet tona, do t’i thelloj dhe t’i forcoj ato” tha ambasadori belg./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/358861411627371/
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i ...
Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ...