Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ka porositur Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës.
“Nxis Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës”, ka shkruar Kosnett.
Më tutje ambasadori Kosnett është shprehur se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë.
Gjithashtu, ai ka shtuar se zbatimi i kësaj strategjie qëndron tek qeveria edhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Nxis Qeverinë e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtën e Pronës. Drejtësia është baza e prosperitetit dhe të drejtat e barabarta për gratë janë fondamenti i drejtësisë. Implementimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë – dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë”.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot