Vështirë të kalueshme kanë qenë trotuaret e Fushë Kosovës të shtunën edhe pse reshjet e borës janë ndalur që nga e premtja.
Banorët thonë se lagjet janë harruar nga kompania e cila është e kontraktuar për mirëmbajtjen e tyre, raporton KTV.
Drejtori i shërbimeve publike Maliq Berisha, përmes telefonit, i ka thënë KTV-së se komuna e Fushë Kosovës, ka një kontratë kornizë me afat 3-vjeçar me një kompani.
Vlera e kësaj kontrate sipas Berishës, është 30 mijë euro dhe sipas drejtorit, këto ditë fokusi ka qenë në rrugët kryesore, por nuk është lënë anash as pjesa tjetër.
Për mospastrim të rrugëve në këtë komunë, ka reaguar edhe LVV-ja, e cila ka postuar fotografi të zyrtarëve të saj duke larguar borën.
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...