Koalicionet “e shëndetshme” sipas analistëve

09:00 | 13 Korrik 2019
A Z

Një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të mund të ishte koalicioni më i mundshme dhe njëherit më i miri për të dal nga kjo gjendje vendi ynë.

Të paktën kështu shprehën njohësit e çështjeve politike.

Profesori Mazllum Baraliu, në një përgjigjej për arbresh.info, ka thënë  se  në politik çdo gjë është e mundur.

Sipas tij pikëpamjet e kundërta që deri tash kanë pasur këto dy parti nuk do të jenë problem që një koalicion pas zgjedhor të realizohet.

“Ka mundësi dhe ka nevojë pasi që janë provuar tash e dy dekada që kombinimet e ndryshme të mund të ndodhin. Në politik çdo gjë është e mundur. Rezultatet pastaj i kemi këto që i kemi ku çdo Qeveri po dështon  që të përfundojnë mandatin në tërësi dhe ka pasur prishje e mosfunksionim të Qeverisë. Mendoj se është imperative që t’i lenë anash dallimet dhe të këto dy subjekte opozitare të bashkohen. Deri tani ka pasur një pjekuri nga Albin Kurti edhe nga LDK-ja diçka e tillë mund të ndodh pavarësisht deklarimeve të individëve brenda partive”.

Baraliu tutje shton se fjala kurrë nuk ekziston në politik.

“Kundërshtitë deklarative kanë qenë shumë më të mprehta më herët  dhe pastaj bënin koalicion edhe pse thoshin që kurrë nuk bëjnë. Në politik çdo gjë është e mundur. Ndoshta do të ishte zgjedhja e vetme e mundur që të bashkohen këto dy parti pasi kemi pasur kombinime të ndryshme në Qeverisje, mendoj se një kombinim Vetëvendosje dhe LDK do të ishte një ndryshim në Qeverisje”.

Edhe analisti Faik Krasniqi, thotë se varianti më i mirë për të dal nga kjo gjendje pas zgjedhjeve do të ishte LDK-Vetëvendosje.

“Se pari duhet të sigurohen votat për rrëzimin e Qeverisë. Pas zgjedhjeve ajo parti që del e para, ka të drejtën edhe për formimin e Qeverise. Një koalicion LDK-Vetëvendosje, pas zgjedhjeve, do të ishte varianti më i mirë për të dalë nga kjo gjendje e mjerueshme që e ka kapluar vendin tonë. LDK do të dëmtohej nëse bën prap koalicion me PDK-në, por jo edhe me Vetëvendosjen. Nëse ndodh që LDK bën prap koalicion me PDK-në, atëherë ky vend do të fundoset përfundimisht. Do të ishte goditje e madhe për Kosovën, por edhe vetë për LDK-në”.

Ndryshe ditë më parë në media u raportua se prapa takimeve të shumta mes kryetarit aktual të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, besohet se po qëndron edhe një marrëveshje e mundshme për koalicion pas zgjedhjeve, por që deri më tash askush nga dy partitë e lartë përmendura nuk kanë dhënë deklarata për një koalicion të mundshëm.

Kujtojmë se dy partitë opozitare tash e sa muaj janë në kërkim të mbledhjes së nënshkrimeve për një koalicion i cili do të rrezonte Qeverinë Haradinaj./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale