Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë se Evropa nuk po tregon strategji të drejtë për Kosovën.
Knaus ka thënë se Kosova është e bllokuar, ndërsa Prishtinës po i kërkohet të japë territor për normalizim.
“Kjo nuk po duket si strategji premtuese”, ka shkruar Knaus në Twitter.
Ky është postimi i tij:
Kosova është e bllokuar në të gjitha anët; Bashkimi Evropian mundëson udhëtimin pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por JO për Kosovën, edhe pse i ka përmbushur të gjitha kriteret; oferta e vetme për Prishtinën është ‘të japë territor dhe resurse në këmbim të normalizimit’. Kjo nuk po duket si strategji premtuese, transmeton lajmi.net.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër