“Faji i Korrupsionit”, kështu është quajtur ekspozita ku edhe është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për tri vendet e para në garën e fotografive dhe videove #fajikorrupsionit, me rastin e shënimit të 9 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Përfaqësuesja e Ambasadës së Gjermanisë, Ana Beckie ka deklaruar se korrupsioni është dëmi më i madh i vendit, ku dëmton edhe zhvillimin.Ndërsa, shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, deklaroi se niveli i korrupsionit në Kosovë është shumë i lartë.
Ai pranoi se kjo dukuri është vështirë edhe të luftohet. Havolli po ashtu ka thënë se gjatë tërë vitit kanë marrë shumë informacione pikërisht nga KDI për rastet e konfliktit të interesit.Florent Spahija, zyrtar ligjor në KDI, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shkarkojë të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat të cilët kanë aktakuza, ku po ashtu ka inkurajuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë korrupsionin.Në emër të KDI-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rikthehet në vëmendje rasti i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit, për shkak që sipas tij, ka kohë që nuk ka asnjë reagim për këtë rast, si nga ana e tij, e po ashtu edhe të institucioneve të vendit.
Në fund, janë shpërblyer edhe fituesit, duke u ndarë janë tri çmimet e para për fotografitë dhe videot më të mira, në mesin e 115 aplikuesve.Qytetarët që kanë aplikuar me anë të fotografisë është dashur të paraqesin pasojat e korrupsionit, ndërsa përmes videos të japin idetë e tyre se si të luftohet kjo dukuri.Tërë kjo ka pasur për qëllim të rris vetëdijen e qytetarëve për efektet e dëmshme të korrupsionit në përditshmërinë e tyre dhe të promovojë qytetarinë aktive për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës