Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë dalë sot në protestë duke kërkuar përmbushjen e premtimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për punësime.
Këta banorë që jetojnë në afërsi të mihjeve të qymyrit dhe kanë protestuar shpesh kundër afërsisë së ekskavatorëve të KEK-ut, sot ndaluan punën e njërit prej tyre
Skënder Bucolli, zëdhënës në KEK, për kallxo.com ka thënë se punëtorët kanë bërë rrezikim të prodhimit të rrymës për shkak të ndaljes së punës së një ekskavatori.
Ai po ashtu tha se KEK po koordinohet me qeverinë lidhur me kërkesat e protestuesve.
“Në lidhje me këtë çështje KEK-u është duke u koordinuar përmes kanaleve zyrtare me Aksionarin (Qeverinë).Përndryshe, në lidhje me ngjarjen e sotme, pa hyrë në detaje të pretendimeve, kemi të bëjmë me hyrje të palejuar të personave të paautorizuar të cilët kanë bërë ndërprerjen e punës, rrezikim të pronës publike dhe prodhimit. Si rrjedhojë, është lajmëruar policia edhe tash çdo gjë është në duar të organeve të rendit që të sjellin gjendjen në normalitet”, tha Bucolli.
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...