Në këto takime do të flitet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy shteteve dhe popujve tanë, për mbështetjen e mëtejme amerikane në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por edhe të rritjes së kapaciteteve shtetërore të saj.
Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan, Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës.
Pjesë e delegacionit të Kryeparlamentarit Veseli në këtë vizitë zyrtare janë edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdulla Hoti. /Arbresh.info/
