Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi e ka kritikuar Avdullah Hotin e LDK-së.
Kjo pas deklarimit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së për vizitën e tij në SHBA.
Sipas Jakup Krasniqi, ky është shembull se si nuk përfaqësohet vendi.
“Shembull se si nuk përfaqësohet vendi. Kjo që po e thotë (me fodullizem) shefi I GP të LDK-së, thënë më se buti është: mos të dish çka përfaqëson brenda vendit e as jashtë tij. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së.
Nëse Avdullah Hoti në SHBA e përfaqëson LDK-në, ata të tjerët përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit, ke duhet ta përfaqësojnë? Nëse edhe ata i përfaqësojnë partitë politike? Kosovën kush duhet ta e përfaqësoi?
Partitë politike, qofshin në pozitë apo në opozitë, duhet ta përfaqësojnë vetëm e vetëm shtetin që e përfaqësojnë. Kush nuk e di ketë, ai nga politika nuk merr gjë prej gjëje vesh” shkruan Krasniqi në reagim.
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos