Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi po intervistohet ende nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë të Holandës.
Derisa dje intervistimi i tij zgjati shtatë orë, sot në ditën e dytë ai është edhe më i gjatë.
Remi bashkë me avokatin e tij, Arianit Koci kanë hyrë brenda ndërtesës së Prokurorisë në orën 10:00 ndërsa intervistimi po vazhdon edhe tani kur ora shënon 17:30.

Remi të dielën nga aeroporti i Prishtinës ka deklaruar se ndjehet i pafajshëm dhe se po i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për pretendimet e bëra nga Dick Marty.
Nesër në Hagë sot të nis intervistimi i ish komandantit tjetër të UÇK-së nga Zona e Drenicës, Sami Lushtaku./Indeksonline/
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin