Shumë të rinj nga Kosova sot kanë parë nga afër mundësitë e kompanisë gjermane “O.B.M Aviation”, e cila po ofron mbi dy mijë vende pune për aplikuesit nga Kosova, e të cilët duhet t’i plotësojnë disa kushte.
Niveli i papunësisë në vendin tonë ka bërë që interesimi i të rinjve të sigurojnë një vend pune përmes kësaj kompanie të jetë shumë i madh. Kjo kompani do të ofrojë vende pune profesionale, kryesisht infermierë, shoferë kamioni dhe punëtorë në aeroport në bagazh, pastrues dhe punë të tjera, por që duhet ta kenë një diplomë që konfirmon përgatitjen profesionale, për drejtimin që ata aplikojnë.
Aplikimet për vende pune të lira përmes kësaj kompanie do të fillojnë me 5 nëntor. Kompania “O.B.M Aviation” po ashtu përmes një komunikate ka njoftuar se do të organizojë takim informues edhe në Prishtinë me 1 nëntor.
“Stafi ynë së bashku me pronarin e kompanisë “O.B.M Aviation“ do të realizoj një takim edhe në PRISHTINË me personat që janë të interesuar për PUNËSIM në Gjermani me datën 01.11.2018 në ora 12:00 – 16:00 në Sallën e Kuqe tek Pallati i Rinisë , Prishtinë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/


Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së