Sipas kompanisë, Krenar Jemini kishte kontratë pune dhe të gjitha kushtet e nevojshme.
Për dallim nga një ditë më parë, dyert e kompanisë gjatë së martës u hapën për të.
Madje kryeinspektorin Basri Ibrahimi, e priti edhe drejtori menaxhues i kompanisë, ku vdiq 22-vjecari Krenar Jemini, të dielën.
Bashkë me udhëheqësit e kompanisë, Inspektorati u drejtua te vendi i ngjarjes.
Këtu ata do të inspektonin hapësirën e punës së të riut nga Mushtishti Suharekës, angazhimi i të cilit ishte kontrolli teknik i makinerive.
Prezent ishte inspektori Muharrem Kurtaj, i cili po parashtronte pyetjet për drejtuesit e kompanisë.
Ai të dhënat po i mblidhte edhe përmes fotografive.
Momenti i aksidentit ishte xhiruar nga kamerat e sigurisë, të cilat i posedon tashmë Prokuroria.
Në anën tjetër, dy ditë pas ngjarjes, Inspektorati i Punës thotë se edhe gjatë së martës morën informata nga kompania.
Basri Ibrahimi arsyetoi sërish kompaninë pse kjo nuk u bë një ditë më parë.
Në anën tjetër, akoma s’ka detaje nga ky institucion se si ndodhi aksidenti.
Drejtori menaxhues i kompanisë, Bislim Muqa tha se punëtorët kanë pajisje të mbrojtjes dhe kushte ashtu si i kërkon angazhimi në këtë kompani.
Sipas drejtorit, Krenar Jemini, nuk kishte për detyrë të hyjë nën shirit, ku edhe u aksidentua.
Sipas Muqës punëtorët e kompanisë punojnë pesë ditë të javës, ndërsa ajo ditë e vikendit kur Krenari ishte duke punuar, do t’i kompensohej gjatë javës.
Ai tha se Krenari kishte kontratë të rregullt pune, gjashtë mujore.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...