Pas zgjedhjeve parlamentare, koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) kishte dal fituese, por në Komisionin Qendror Zgjedhor u takonin vtëm dy vende. Por, tri partitë pretendonin që të kenë anëtarët e tyre, sepse në Kuvend vepronin si grupe të pavarura parlamentare. Presidenti Thaçi kishte kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese, nëse PAN do të përfaqësohet në KQZ si një subjekt i vetëm, apo si parti të ndara. Pas interpretimit të Kushtetueses, PAN mund të përfaqësohej vetëm me dy anëtar. Deri më tani KQZ ka funksionuar pa përfaqësuesit e pozitës, pasi nuk kishin dërguar asnjë emër të presidenti.
Tani PDK do ta ketë përfaqësuesin e vet. Me propozimin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli në KQZ është akredituar Ilir Gashi, i cili edhe më parë ka qenë anëtar i KQZ-së nga PDK.
Postimi i Gashit në Facebook:
Nder dhe privilegj, që me propozim të Kryetarit Z. Kadri Veseli, bëra betimin si anëtar i KQZ-së, para Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi! Betohem!
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin