Jemi në prag të muajit të shenjt të Ramazanit dhe si çdo vit edhe këtë vit do të shtrohet iftar falas për qytetarët e Kosovës në Prishtinë, përkatësisht tek Pallati i Rinisë.
Organizatori Skënder Janova për Arbresh.info tha se shtrimi i iftarit falas për qytetarët është iniciativë e turqve dhe se ky donacion vjen prej Turqisë.
Ai ka treguar se ky është viti i njëmbëdhjetë që shtrohet iftar falas.
“Qe dhjetë vite rend, organizimi është i njëjtë edhe këtë viti, është viti i njëmbëdhjetë me radhë”, ka thënë ai.
Janova poashtu ka thënë se iftari përgatitet për 2 mijë e 500 persona.
Sipas tij studentët janë ata që e frekuentojnë atë më së shumti dhe se sa i përket moshave vijnë nga të gjitha moshat duke filluar nga fëmijët deri tek të moshuarit./Arbresh.info/R.Rexhepi
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj