Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mitrovicë ku si pasojë një grua 57 vjeçare ka ndërruar jetë. Ndërkohë lëndime kanë pësuar dy persona të cilët në momentin tragjik kanë qenë kalimtarë rasti.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 në rrugën “Selmon Vojvoda” në Mitrovicë ku të përfshira ishin dy vetura civile, tre persona kanë pësuar lëndime, dy nga ta në cilësi të këmbësorëve të cilet janë dërguar në QKUK”, ka deklaruar Zahiti.
Sipas policisë një person është ndaluar rreth këtij aksidenti.
“Rreth orës 13:00, nga QKUK, është njoftuar se e lënduara, këmbësorja rreth 57 vjeçare ka ndërruar jetë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit shkaktari të aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka deklaruar tutje Zahiti.
Për 11 muaj në Kosovë nga aksidentet në trafik kanë humbur jetën 107 persona, si dhe kanë mbetur të lënduar shumë të tjerë. Vlerësohet që mosangazhimi i duhur nga institucionet përgjegjëse është njëri ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e aksidenteve me fatalitet
Dhjetë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë muajit të kaluar (nëntor) në aksidente të ndryshme trafiku në vend. Ndërsa nga janari deri në tetor të këtij viti 97 veta kanë humbur jetën në aksidente të tilla në Kosovë.
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...