Ani pse disa muaj më parë ishte arritur një marrëveshje mes dy kryeministrave Haradinaja e Rama për të hequr kufirin mes Kosovës e Shqipërisë një gjë e tillë nuk u bë realitet.
Kjo çështje u hapë përsëri të mërkurën në Shqipëri.
Kësaj radhe ishte Thaçi e Rama ata të cilët paralajmëruan heqjen e këtij kufiri.
Por një paralajmërim të tyre nuk ka dashur ta komentoj kryeministri Ramush Haradinaj.
I pyetur nga arbresh.info, se a mund të realizohet kjo kur një marrëveshje e tille nuk u realizua muaj më parë, Haradinaj është përgjigjur se Kosova e ka kryer detyrën e saj.
“ Duhet më ndryshua regjimin e kontrollit, Kosova e kemi hequr piken ton dhe duhet të ndryshohet regjimi i kontrollit. S’ka arsye që çdo makinë më u kontrollua në mënyrë që mos të ketë vonesa. Shqipëria është pjesë e lëvizjes së lirë dhe kanë disa obligime, ne i respektojmë ato, por s’ka arsye të kontrollohet çdo makinë”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...