Përzgjedhja e resë së anëtarit të komisionit për përzgjedhjen e noterëve të rijnë Nehat Idrizi ka nxitur reagim nga Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu.
Ajo ka kërkuar nga Ministri të shpjegoj se pse krejt të përzgjedhurve kanë lidhje më PDK-në.
“Nëse Nehat Idrizi e ka pasur ren e tij e cila e ka kaluar testin më shkrim por edhe më gojë nëse edhe anëtaret e tjerë i kanë pasur anëtaret e tjerë te familjeve atëherë kjo është në konflikt interesi. Nëse ju keni lejuar që njerëzit e komisionit që familjaret e tyre më qenë kandidat më shkrim edhe më gojë atëherë kjo është konflikt interesi”.
E në mbrojtje të tyre foli Ministri Tahiri.
Ministri tha se askush nga anëtaret nuk e kanë ditur se kush janë emrat e kandidateve pasi që sipas Ministri testet kanë pasur vetëm kode.
“Është proces verbali që e vërteton këtë. 600 kandidatët që kanë hyrë në test s’kan pasur emër e mbiemra por kanë cenë më kode të vendosura edhe kur janë publiku kanë qenë më kode dhe ka qenë e pamundshme dikush nga noterët më qenë në këtë proces dhe mos mi njoft anëtaret e komisionit. Ne rast se unë e keqpërdori pozitën time si Ministër Kryeministri s’ka faj ashtu edhe ata”.
Por deputetja Haxhiu ka këmbëngulur se ky proces duhet të kthehet në piken 0.
” ky proces duhet të kthehet në piken 0 pasi që ka pasur konflikt interesi. Këtë mund ta bëjë Agjencia Kundër Korrupsion. Një detyrë ka qenë më 15 faqe qysh ka mundur të kryhen për 6 ditë”.
Por këtë proces në piken 0 mund ta kthej vetëm Gjykata tha Ministri dhe askush tjetër.
Vetëm gjykata mundet me kthye në piken 0 dhe askush tjetër. Nuk ka drejt askush më anulua këtë pasi që 600 kandidatët kanë paguar 100 euro për punën e tyre “.
Edhe deputeti nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi ka ngritur dyshimin se pse janë përzgjedhur pikërisht noter që kanë lidhje familjare më PDK-ne.
” Mbesin të paqarta ende shumë gjer. A mundesh me më tregu qysh kanë hy në rrethin e ngushtë nga 600 veta vetëm 60 prej tyre janë anëtarë të familjarëve të PDK-së. Qysh mundet më ndodh kjo. Nuk besoj se krejt noterët më të mirë janë familjar të anëtareve të PDK-së”.
Por përgjigjja e Ministrit edhe këtë herë ishte se edhe familjaret e PDK-së kanë drejt të kandidojnë.
Haxhiu e Krasniqi debat me Ministrin: Jo vetëm familjarët e anëtareve të PDK-së janë noter ka edhe të tjerë./Arbresh.info/
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit