Haradinaj uron qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale

10:09 | 6 Maj 2019
V. S.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur dje.

Postimi i plotë:

Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski.

Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike.

Shpërndaje në rrjete sociale