Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka njoftuar se nga sot degës së partisë në Deçan i është bashkuar Leotrim Hadergjonaj.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Aleancës po i bashkohen kuadro të dëshmuar, të cilët do vazhdojnë të japin kontributin në sferën e zhvillimit në vitet e ardhshme.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot iu bashkua Ing. Leotrim Hadergjonaj, emër i njohur për qytetarët e Deçanit. Ish anëtar i kryesisë së LDK-së në Deçan, ish kryetar i nëndegës së LDK-së në fshatin Sllup, dhe nënkryetar i shtabit zgjedhor në tre palë zgjedhjet e fundit dhe njëherit anëtar i Departamentit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Kuvendin Komunal.
Aleancës po i bashkohen kuadro të dëshmuar, të cilët do vazhdojnë të japin kontributin në sferën e zhvillimit në vitet e ardhshme.
Z.Hadergjonaj, punë të mbarë!

Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...