Kryeministri Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së tij ka përkujtuar Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes.
Në Ferizaj, gjatë ditës është përuruar edhe shtatorja e këtij dëshmori.
“Në 21 vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes duke e përjetësuar sakrificën e tij me shtatoren në Ferizaj. Luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmiut, ju uroj Ditën e Veteranit. Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve!”, ka shkruar ai në Facebook.
Parku solar në KEK, investim 103 milionë euro për energji të...
Kronologji e BBC: Ngushtica e mbyllur, kërcënimet e Trump dh...
Ardian Gjini nuk është më kryetar i AAK-së në Gjakovë
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...