Gjatë fjalimit të tij në Inagurimin e Kompleksit Memorial në Marinë, Haradinaj tha se të gjithë dëshmorëve të kombit, Kosova u ka borgj varre të dinjitetshme.
Sipas tij, borgj tjetër që Kosova ka ndaj dëshmorëve është edhe forcimi i lirisë dhe shtetit. Ruajtja e territoreve dhe kufijve, ngase sipas tij të gjitha këto janë arritur me gjak.
“Borgj tjetër ju kemi me e forcu lirinë, me e forcu shtetin. Me e rujt Kosovën, territorin e vet dhe kufijtë e vet, prej të gjithëve, qoftë ai këtu me ne. S’guxojmë me nguc ata që është mbërri me gjak”, tha Haradinaj.
E vetë presidenti Thaçi, i cili në këtë inagurim foli para kryeministrit Haradinaj, tha se Kosova synon që përmes marrëveshjes finale me Serbinë, të arrijë bashkimin e Luginës , duke rikujtuar kështu edhe njëherë idenë e tij për korrigjim kufijsh.
Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi ...
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...