Haradinaj është pyetur lidhur me raportimet e fundit për prishje të mundshme të raporteve me liderin e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Haradinaj tha se marrëdhënia e AAK-së me Nismën daton ndër vite, pra që nga koha e VLAN-it.
“Që atëherë AAK dhe Nisma kanë ndërtuar marrëdhënie partneriteti dhe kësisoj së bashku kemi hyrë në koalicion me PDK-në. Këto marrëdhënie janë të mira edhe sot, në rase të caktuara ka debate në mes partive, por nuk paraqesin qëndrimin e partnerëve të koalicionit. Kam respekt për Limajn dhe bashkëpunimin tonë bashkë”, tha ai.
Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet me Nismën nuk e rrezikojnë Qeverinë./Arbresh.info/
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!