Haradinaj: Nëna Nurije djemtë i rriti jo për vete, por për atdhe

15:07 | 22 Mars 2019
V. S.

Sot në Junik është varrosur Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha.

Në varrimin e nënës së heroit ka marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëna Nurije djemtë e saj Edmondin dhe Xhavitin i rriti jo për vete por për atdhe.

Postimi i plotë:

Nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që ka rritur djemtë e saj, Heroin e Kombit, Edmond Hoxha, dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Xhavitin, jo për vete, por për atdhe. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke, nënë e të gjithë luftëtarëve dhe atyre që janë përpjekë për liri.

Shpërndaje në rrjete sociale