Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur sot edhe për zgjidhjen e qështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
I pytur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova.
“Çka me ba me shqiptarët e Preshevës, le të forcohet Shqipëria le të forcohet Kosova, shqiptarët kudo që janë kanë me jetu si zotni”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka komentuar deklaratat e Thaçit për korigjimin e kufijve mes dy vendeve, ai tha se Thaçi nuk ka mandat nga ai për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj.
“Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës” ka thënë Haradinaj.
“Çka po kujtojmë se kejt budall jem në këtë vend a, tash po ta fal dikush Preshevën a, këto janë pallavra”, tha Haradinaj.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...