Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e Ahmet Kuqit.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
I prekur nga lajmi për vdekjen e Ahmet Kuqit, të cilin e njoha personalisht, si një burrë të fjalës që ka qëndruar kurdoherë i paluhatshëm në parimet shqiptare.
Deputetit Blerim Kuqi si dhe familjes së gjërë të të ndjerit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Të jeni bashkë dhe të ruani kujtimet më të mira për më të dashurin tuaj.
Prehu në paqe Baca Ahmet!
RH
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...